Dafina Zeqiri kopjon këngën “Veç ti”?

Ashtu siç shkruajtëm ditë më pare, Dafina Zeqiri të premten publikoji videoklipin e saj më të ri, të titulluar “Veç Ti”, që ka zgjuar shumë kureshtjen e fansave. Dafina Zeqiri përflitet se ka kopjuar idenë e këngës së sapo lansuar.

Në rrjetet sociale kjo këngë ka filluar të krahasohet me hitin e dikurshëm rege “Çka po dojm”, të kënduar nga këngëtarja Teuta Selimi.

Edhe pse muzika dhe tingulli regge mes të dyja këngëve ngjasojnë shumë, ato nuk janë krejtësisht të njëjta.

Pas Teutës, e cila solli në skenën tonë muzikën regge, por që e la me aq, duket se Dafina ka vendosur ta vazhdojë atë.

Pavarësisht se ishte një ndryshim i madh për Dafinën në stilin e muzikës, me këtë klip ajo u pëlqye mjaft shumë nga publiku, pasi që tregoi një anë tjetër të saj.

Tash pas lansimit të klipit, këngëtarja seksi ka bërë plane të mëdha për fansat e saj, të cilët duhet të presin surprizat e saj, ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button