El Clasico, Ronaldo: Mezi e pres

Kristiano Ronaldo e pret me shumë dëshirë El Klaisikon e parë te gjysmëfinales së Kupës së mbretit, që do të zhvillohet këtë të mërkurë në Santiago Bernabeu.

Ylli portugez beson se Los Blankos kanë shanse të mëdha për të fituar para publikut të tyre, në një mbrëmje të madhe për futbollin spanjoll, por jo vetëm.

“El Klasiko është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar. Do të përballemi me një nga skuadrat më të vështira në botë, ndaj do të jetë një mbrëmje e madhe. Luajmë në fushën tonë dhe besoj se kemi mundësi të mëdha për të fituar. Duhet të luajmë mirë, sepse e kemi të qartë që Barcelona është një ekip fantastik. Mezi presim ta luajmë këtë përballje. “

Sulmuesi portugez siguroi pas suksesit të los Blankos ndaj Getafes se qëllimi i tij të thyejë rekordin personal të golave të shënuar brenda një sezoni me bluzën e Realit.

“Dua të shënoj më shumë se sezonin e kaluar. Qëllimi im është të vijoj me këtë ritëm dhe të jap më të mirën për klubin. Besoj se që kur kam shkelur në Bernabeu kam dhënë maksimumin tim.”

Edhe pse realizoi një tregolësh ndaj Getafes, Ronaldo e pranoi se pjesa e parë e madrilenëve nuk ishte në lartësinë e duhur, por reagimi në fraksionin e dytë, pas këshillave të Zhoze Morinjos, ishte I duhuri.

“E nisëm takimin të përgjumur, por në pjesën e dytë pas këshillave të trajnerit reaguam shumë mirë. Shënuam katër gola, që na japin besim për të vijuar me fitore edhe në ndeshjet e ardhsme.”

Me tregolëshin që realizoi ndaj Getafes Kristiano Ronaldo parakaloi Radamel Falkaon në renditjen e golashënuesve me 21 realizime në 21 javë të primera division./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button