Si mund të kuptoni se është dashuri e vërtetë

Të kuptoni nëse jeni të dashuruar, apo nëse dikush tjetër është i/e dashuruar konkretisht me juve, është një prej argumenteve që ndonjëherë na ngjallin shqetësim. Dyshime e ankth mund të na lindin, teksa kërkojmë të identifikojmë ndjenjat. Faktikisht ekzistojnë disa mënyra dallimi:

1. Ndjenjat që mund të lindin mes dy njerëzve janë të natyrës së ndryshme. Mund të bëhet fjalë për tërheqje të thjeshtë, por edhe për dashuri të vërtetë. Nëse nga njëra anë, tërheqja ndonjëherë përfundon me kalimin e kohës në dashuri të vërtetë, po aq e vërtetë është që në disa situata, krijohet menjëherë një ndjesi shumë e fortë mes individëve, aq sa perceptohet lehtë si nga vetë ata, ashtu edhe nga personat e tjerë.

2. Duhet të dini gjithashtu se kur jemi të dashuruar, aspekti ynë i jashtëm ndryshon, kujdesemi më shumë për veten dhe e përjetojmë ditën me një pozitivistet më të madh. Kjo vjen si rrjedhojë e prodhimit të substancave të endokrines, që priren për t’u shtuar, kur zemrën ua “rrëmben” një person tjetër. Përpara një gjendjeje shpirtërore tepër të gëzueshme, është e vështirë të mos kuptohet nëse jemi të dashuruar realisht, apo jo. Më e vështirë është të kuptohet nëse edhe personi tjetër ua kthen me të njëjtën “monedhë” dhe nëse bëhet fjalë për dashuri të vërtetë.

3. Me pak vëmendje mund të verifikojmë gjithçka. Personi në fjalë duhet vëzhguar me kujdes në sjelljet që bën, të cilat mund të zbulojnë ndjenjat që ka. Fundja, kush është realisht i/e dashuruar ka dëshirë edhe të shohë e takojë partnerin/partneren, të shkëmbejë biseda të kënaqshme dhe të kalojë sa më shumë kohë qoftë edhe romantike në shoqërinë e tij/saj. Disa njerëz mund të jenë edhe të turpshëm, por nëse kur flasin me juve, sytë i shkëlqejnë në mënyrë natyrale, me shumë mundësi bëhet fjalë për dashuri të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button