Zvogëlohet benzini për 0.5 denarë, kurse dizeli për 1 denarë për litër

Komisioni rregullator për energjetikë vendos sot t’i lirojë çmimet me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,01%. 

Sipas vendimit të Komisionit, benzinet Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 do të lirohen për 0.5 denar për litër, ndërsa Eurodizeli do të lirohet për 1 denar për litër. 

Sipas kësaj, pas mesnate, Eurosuper 95 do të shitet me çmim prej 81.5 den/l, Eurosuper 98 për 83 den/l dhe Eurodizel për 71 den/l. 

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara ishte 112,435 dollarë/barel dhe është 0,195 përqind më i lartë se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (112,211 dollarë/barel) sipas të cilit ishin formuar çmimet aktuale të derivateve të naftës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button