Shifra alarmante, Maqedonia e dyta në botë për nga papunësia e të rinjve

Portali Onlinecolleges.net e përgatiti këtë grafik, që ofron analizë krahasuese të papunësisë te të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare.

Kjo analizë është bërë sipas statistikave të Qëllimeve të mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, e poashtu janë shfrytëzuar edhe të dhënat më të fundit që janë në dispozicion nga viti 2009 dhe sipas tyre Maqedonia është në vendin e dytë për nga papunësia e këtij brezi të popullatës. Prej atëherë ka mundësi të ketë disa ndryshime, por të dhënat e KB-ve janë më të mirat për shfrytëzim për shkak se ofrojnë mundësi edhe për krahasim dhe për konsistencë, thotë portali.

Maqedonia këtu është në shoqëri me vendet si Matiniku, Afrika e Jugut dhe Territorret e okupuara palestineze, por edhe me Serbinë, Spanjën, që janë në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Në pjesën për Maqedoninë thuhet se “vendi ka papunësi të të rinjve prej 54,9%. Një vit më vonë, Organizata ndërkombëtare e punës (ILO) e publikoi numrin 53,7%. Sipas këtyre statistikave, numri i të rinjve të papunësuar është i përfaqësuar me përqindje të madhe në numrin e përgjithshëm të të papunëve në vend, kurse vetëm 4 % e të rinjve që punojnë në këtë moment, janë në pozita relevante për karrierën dhe arsimin e tyre. Ndaj këtij problemi, Maqedonia reagoi ndaj kësaj me fillimin e një plani aksional që ta zvogëlojë papunësinë te të rinjtë deri në vitin 2015”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button