Superkupa gjermane, super ndeshja e radhës

Sot, para 80 mijë tifozëve të “Signal-Iduna Park”, ora 20:30, luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë, mes nënkampionëve dhe kampionëve të Europës e Gjermanisë, Borussia Dortmund-Bayern Munchen. Një ndeshje që u shmang me humbjen e verdhezinjve përballë Borussia Munchengladbah në Trofeun “Telekom”, por sidoqoftë, finalja e Wembley-t do të përsëritet mbrëmjen e sotme.

Kampionët vijnë në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme si portieri Manuel Neuer dhe Franck Ribery, të dëmtuar në miqësoren me Barcelonën, e fituar 2-0, ndërsa në anën tjetër Jurgen Klopp ka grupin e kompletuar, atë që e kemi parë shpesh edhe sezonin e shkuar.

Dortmund do të kërkojë hakmarrjen për humbjen në minutat e fundit në finalen e Wembley, ndërsa Bayern nëse fiton bën “poker” duke bërë të tijin Bundesligën, Championsin, Kupën e Gjermanisë dhe SuperKupën.

Formacionet e mundshme:

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Weidenfeller; Groskreutz; Subotiç; Hummels; Schmelzer; Sahin; Bender; Blaszcykowski; Gundogan; Reus; Lewandowski. Tr: Jurgen Klopp

Bayern Munchen (4-3-3): Starke; Rafinha; Boateng; Dante; Alaba; Thiago; Kroos; Lahm; Robben; Shaqiri; Muller. Tr: Pep Guardiola.

Arbitër: Dr.Drees

Stadiumi: “Signal Iduna Park”, ora 20,30

Lajme të ngjashme

Back to top button