RMV, kapacitetet spitalore po mbushen, edhe në spitalin modular ka pacientë të hospitalizuar me Kovid-19

Kapacitete spitalore po mbushen. Në spitalet e vendit janë të shtruar gjithsej 478 pacientë të konfirmuar me kovid-19, ndërsa tre persona të tjerë të cilët janë hospitalizuar në spital në Kozle janë renditur si të dyshuar për virusin.108 persona janë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, 80 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit.  Në klinikën infektive nuk ka pacientë në respirator, por në Spitalin “8 Shtatori” ka pesë prej tyre, ku 47 pacientë po trajtohen për korona virus, shkruan Portalb.mk.

Në spitalin e Manastirit janë 52 pacientë, ndërsa 50 pacientë në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadarc, janë të hospitalizuar 214 persona pozitiv dhe dyshuar për covid-19.

Aktualisht, tre fëmijë dhe katër nëna pozitive për covid-19 janë hospitalizuar spitalin në Kozle dhe një fëmijë dhe dy nëna dyshohen për virusin.

Pacientë janë shtruar edhe në spitalin modular, pranë Klinikës për Sëmundjeve Infektive dhe siç informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëse mbushen kapacitetet e planifikuara të rezervave spitalore, do të vendoset orë policore.

“Nëse vlerësojmë se këto kapacitete, të cilat janë dimenzionuar të jenë rezervë, janë duke u stërmbushur, atëherë ne patjetër do të rekomandojmë kufizim të plotë të lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje deputetëve të kalojnë sa më shpejt ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, me çka do të mundësohet futja e masave të reja për mbrojtjen kundër covid-19.

Dje në vendin tonë u shënua një rekord i ri prej 641 të infektuarish nga 2688 testime të bëra. 12 pacientë ndërruan jetë, ndërkaq 233 të tjerë ishin shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, i të shëruarve në 17.905, i të vdekurve në 862, ndërkaq momentalisht ka 6.069 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button