Për një javë inspektorët kanë bërë 2.183 kontrolle: 2 padi penale për organizim të dasmave në Shkup dhe Tetovë

Në periudhën prej 12 deri më 18 tetor gjashtë shërbime inspektuese kanë kryer 2.183 kontrolle, kumtoi sot kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, njofton Portalb.mk.

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës në periudhën e theksuar kanë kryer 1.180 kontrolle prej të cilëve 538 janë kontrolle inspektuese të zbatuara në pajtueshmëri me ligjet materiale sipas të cilave vepron ky inspektorat, a plotësisht janë kryer edhe 642 për këtë bazë të protokollit shëndetësor.

Gjatë kryerjes së kontrolleve janë shqiptuar 24 padi kundërvajtëse për veprimtari të paregjistruar ose zgjatje të orarit të punës dhe për baza tjera. Plotësisht janë dorëzuar 7 padi penale për objekte, prej të cilëve 2 kanë të bëjnë me organizim të dasmave në Tetovë dhe Shkup dhe 5 për shkak se nuk janë respektuar masat për distancë mes tavolinave dhe ngjashëm. Plotësisht janë shqiptuar 52 vendime dhe 76 urdhërpagesa për subjekte të ndryshme në shtet.

Drejtori i Inspektoratit të Punës, Stojko Paunovski, sqaroi se kompetenca e tyre është vetëm të dorëzojnë padi penale deri te Prokuroria Penale, për çka dhe janë kërkuar masa më të ashpra me qëllim që të mundësohet që menjëherë të shqiptojnë gjobë ose ta mbyllin objektin për 30 ditë. Derisa i presin ndryshimet ligjore, do të munden vetëm të shqiptojnë gjoba.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ka dhënë gjithsej 5.243 vendime për izolim të personave të infektuar ose të atyre që kanë qenë në kontakt me të infektuar. Janë bërë edhe 116 kontrolle në institucionet publike dhe primare, shtëpitë të pleqve dhe subjekteve tjera juridike.

Inspektorati i Transportit dhe Lidhjeve ka realizuar 395 kontrolle inspektuese te punëdhënësit gjatë së cilës janë shqiptuar 23 vendime për punëdhënësit në shtet për largim të mangësive të konstatuara në lidhje me mënyrën e pagesës së pagave, orarin e punës dhe sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button