Grubi: Vizita e Daciç nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me vizitën në Shkup të kryeministrit serb, Ivica Daçiq.

Kjo parti ka vlerësuar se ardhja e kryeministrit serb vetëm pak kohë pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, nuk mund të kuptohet assesi si kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Maqedonisë dhe Serbisë.

“Kultivimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore nga Serbia ka kuptim vetëm atëherë kur ky vend fillimisht të respektojë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në serbi, në veçanti të shqiptarëve nga Lugina, dhe kur të pendohet për të gjitha padrejtësitë e bëra ndaj popujve në rajon në 100 vitet e kaluar. Serbia do të promovojë fqinjësi të mirë vetëm atëherë kur të trajtojë denjësisht komunitetin shqiptar i cili duhet të paraqesë urë lidhëse dhe miqësie midis Serbisë dhe trojeve shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri”, ka thënë për “Zhurnal”, Artan Grubi, shefi i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Por Grubi mbetet i pakapshëm për Portalb të sqarojë pse BDI si parti në pushtet lejon që kryeministri serb të jetë i ftuar special në Maqedoni pak kohë pas ndodhive në Preshevë . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button