Tetovë, vidhen stoli ari me vlerë prej 290 mijë denarë

Në fshatin Kamjan të Tetovës nga një shtëpi janë vjedhur një sasi e madhe e stolive të arit, të cilat mbajnë vlerën prej 490 mijë denarëve.

Zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifoski e ka konfirmuar rastin dhe tha se vjedhja ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e 29-vjecarit B.R i cili punon jashtë Maqedonisë. 

“Vjedhja ka ndodhur mes orës 20 dhe 21.30 kur në shtëpi nuk ka qenë askush” tha Josifoski.
Hajnat fillimisht kanë thyer xhamin e dritares në podrum dhe kanë hyrë në shtëpi. Hajnat kanë vjedhur stolitë nga një arkë plastike. Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja N.R. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button