Pas takimit dyditor në Shkup, Goce Dellçev akoma çështje e pazgjidhura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Anëtarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Komisionin e përbashkët për çështjet e historisë dhe arsimit, edhe pas dy ditëve takim në Shkup, akoma nuk kanë gjetur zgjidhje të përbashkët për figurën historike të Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.

Figura e Goce Dellçevit është shndërruar në çështje të pazgjidhur ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për të zgjidhur këtë çështje, anëtarët planifikojnë një takim tjetër në vitin 2020, ndërsa pesë takime tjera në vitin 2021.

“Unë kërkoj durim dhe më shumë vëmendje për ne dhe kolegët tanë nga Bullgaria, në mënyrë që çështjet të diskutohen me sa më pak emocione dhe tensione. Vetëm në atë mënyrë mund të kapërcehen gjërat”, deklaroi Dragi Gjorgiev, anëtari i komisionit, duke vlerësuar se ka lëvizje të vogla para. Ai paralajmëroi se temat e vështira e të ndjeshme do të diskutohet në tryezat në vazhdim.

“Në lidhje me Goce Dellçevin, kemi në tavolinë propozime dhe ide të reja të cilat u shqyrtuan”, deklaroi Gjorgjiev, duke treguar se diskutimi i komisionit do të vazhdojë në Sofje.

Raportohet se Kirili dhe Metodij, si figura historike do të njihen si iluministë mbarëslloven dhe të krishterë. Ndërsa anëtari bullgar i komisionit, Angell Dimitrov, raportoi se në lidhje me gjuhën nuk është folur. Ai diskutimet në komisioni i vlerësoi si “errët, me reshje e pak diell”.

“Në lidhje me bisedimet e temës që ka marrë shumë vëmendje, Goce Dellçev, për fatkeqësisht nuk kishim as kohë, as mundësi të arrijmë diçka më shumë se kjo që e kemi realizu deri tani”, deklaroi Dimitrov, i cili sqaroi nëse Bullgaria do të shkaktojë pengesa në procesin eurointegrues të vendit, si konferenca e paralajmëruar RMV-BE deri në fundvit.

Në takimet e realizuara më herët, palët kanë arritur marrëveshje për disa çështje dhe një pjesë të figurave historike:

  • Shën Cirili dhe Metodi– Në bazë të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim dhe të raportit Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar ka pranuar sugjerimin për festim të përbashkët me Bullgarinë të Shën Cirilit dhe Metodit.
  • Shën Klimenti– Ka pajtueshmëri nga të dyja palët për festim të përbashkët të iluministit sllav dhe njërit ndër nxënësit më të theksuar të Cirilit dhe Metodit, themelues i Shkollës Letrare të Ohrit.
  • Shën Naumi i Ohrit – Komisioni i përbashkët ka arritur pajtueshmëri për festim të përbashkët të Shën Naumit – njëri ndër themeluesit e alfabetit slloven, që konsiderohet si nxënësi më i ri i Cilirit dhe Metodit, pjesëmarrës në misionin e Moravës.
  • Mbreti Samuel– Parashihet edhe festim i përbashkët i mbretit Samuel, sundimtar mesjetar në territorin e Gadishullit Ballkanik.
  • Grigor Prliçev– Në komisionin e përbashkët është biseduar edhe për festim të përbashkët të shkrimtarit të shquar, të lindur në Ohër dhe autor i poemës së njohur “Serdarot”.

Komisioni i përbashkët për dy vite, pas arritjes së Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, kanë arritur përparim të caktuar për periudhën antike dhe mesjetën, por jo edhe rreth çështjes së Goce Dellçevit.

Dy palët kanë pranuar se më e mundimshme do të jetë shqyrtimi i periudhës rreth ngjarjeve dhe figurave të shek. 19 dhe fillimi i shek. 20, periudha e paraqitjes së lëvizjeve kulturore, shpirtërore dhe politike në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka dallime serioze midis historive të dy vendeve.  Njëra ndër temat më të vështira është qasja ndaj figurës dhe veprës së Goce Dellçevit.

Nga ana tjetër, Komisioni për Arsim dhe Shkencë në parlamentin bullgar, sipas paralajmërimeve, sot do të mbaj seancë publike për propozimin që 24 maji të riemërohet nga Dita e alfabetit slloven në Dita e alfabetit bullgar. Amendamenti për ligjin e raporteve të punës është dorëzuar nga një grup deputetësh dhe veç më është miratuar në lexim të parë.

Kujtojmë se, Sofja zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve. Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

LEXO: Dita e dytë e takimit të Komisionit maqedono-bullgar, Radev: Nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button