Shkupi vazhdon të shkëlqej, rrëzoi edhe Hajvalinë

Skuadra shkupjane, KF Shkupi po tregon klas të lartë në ndeshjet miqësore që po luan në suazë të përgatitjeve që është duke zhvilluar në kuadër të fazës së dytë në Strugë.
Shkupjanët të premten kanë luajtur me ekipin e Hajvalisë, skuadër që luan në Superligën e Kosovës dhe llogaritet një nga pretendentët për kreun e tabelës.

Ekipi nga Çairi që këtë sezon është kthyer në Ligën e Dytë, ka shënuar një fitore të pastër, me rezultat 3:1, ndërsa në listën e golashënuesve ishin përforcimi Mentor Idrizi, pastaj Ertan Hasani si dhe Ardian Nuhiu i cili ka vazhduar edhe më tutje të stërvitet me klubin, duke pritur ende të definojë statusin e tij me skuadrën e Kastriotit.

Miqësoren e radhës skuadra e Shkupit do ta luajë të dielën ndaj Vrapçishtit, ekip që gjithashtu garon në Ligën e Dytë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button