Tiff Oda 2020: Filmi Zana përmbyll shtatë ditshin e festivalit të filmit në Tetovë
Filmi fitues i festivalit të filmit në Tiranë, sonte në orën 19:00, do të shfaqet në shtëpinë e kulturës në Tetovë, në kuadër të festivalit të filmit TIFF ODA 2020, njofton Portalb.mk.
Zana, me regji të Antoneta Kastrati dhe skenar të përbashkët mes Kastratit dhe Casey Cooper Johnson, që është edhe producent i filmit, për kënaqësinë e publikut Tetovar, për 90 minuta, do të mbajnë pezull ndjenjat e shikuesit, nëse Lumja, do ia arrij të heq koke vuajtjet e saja një dekadë pas luftës së Kosovës, kur edhe humbin fëmijën e saj.
Lumja që prej dhjetë vitesh luftonte më mjekësinë për të mbetur shtatzënë, por pa sukses. Dhe sikur mjekësia moderne të mos mjaftoj, Lumja, braktis atë dhe zgjidhjen e saj e kërkon tek mjekësia tradicionale popullore. Ajo mbetet shtatzënë, por pikërosht në ato momente, fillojnë makthet e saja, apo kthimi i përjetimit të dhjetë viteve më parë, për ta torturuar atë dhe fëmijën në barkun e saj…
Filmi ZANA, me regji të Antoneta Kastratit, vjen nga kompania e prodhimit Crossinf Bridges Films, që garanton një kualitet të mrekullueshëm për sytë e auditorit.
Skenari i shkruar nga çifti Casey Cooper Johnson dhe Antoneta Kastrati ka një konstruksion interesant për të prezantuar shikuesin fillimisht me disa nga pasojat e stresit post traumatik, të cilat përjetohen nga personazhi kryesor, Lumja, e cila shfaqet në pamje të përgjithshme si një grua e qetë, jo fjalë shumë, e tërhequr, dhe që mbart një dhimbje të madhe. Është kjo dhimbje që e bën atë të huaj me familjarët, të ftohtë me të shoqin e të pa interesuar për jetën. Është kjo dhimbje që i shkakton makthe, gjumë të trazuar, tëhuajësim nga bota, moskujdes për veten, shoqëruar me ecje natën jashtë shtëpie. Është kjo dhimbje që e bën atë të shmangë vendet dhe njerëzit që i kujtojnë traumën. Është kjo dhimbje që e bën atë të mos dëshirojë një fëmijë të dytë apo të tretë. Mjeku i sugjeron trajtimin psikologjik para se të tjerët të kërkojnë prej saj shtimin e familjes, por e vjehrra e alarmuar zgjedh ata që bëjnë derman; shëronjësit popullorë.
Më pas filmi vazhdon me tentativat për ta trajtuar popullorçe çrregullimin duke e zhvendosur personazhin si një kukull pa gojë në vende të magjisë së zezë. Si një tentativë e parë për të vetë rregulluar jetën e saj, Lumja provon të largohet nga i shoqi e të kërkojë strehim te prindërit, por zakonet dhe traditat e vendit nuk e kapërcejnë këtë kafshatë turpi. E kthyer tek burri, Lumja e palume, dorëzohet tek kuruesit e xhindeve. E damkosur me vulën e pushtimit nga xhindet, ajo përballet me kura injorance shtatzënie, që e dëmtojnë edhe më tej shpirtin e saj.
Prandaj në fund autorët e filmit e kanë shprehur qartë se si pasojë e gjithë ndërhyrjeve të papërshtatshme për të shpëtuar shpirtin e Lumes, ajo më në fund kupton se duhet të shpëtojë veten, duke u ekspozuar ndaj burimit të traumës. Një natë me dëborë, Lumja niset në kërkim të Zanës, vajzës 4-vjeçare që ia vranë para syve gjatë luftës së Kosovës. Por çfarë ndodhi në këtë pikë? U shërua Lumja apo pati një fund tragjik? Regjisorja Kastrati ka arritur ta mbajë vigjilent shikuesin deri në sekondat e fundit.
- LEXO:Tiff Oda 2020: Filmi më i vlerësuar i festivaleve ndërkombëtare “Cirku Fluturues” vjen në Tetovë
- LEXO: Festivali i 9-të ndërkombëtar i filmit në Tetovë Oda 2020, prezantoi programin për edicionin e këtij viti
- LEXO: “Tiff Oda”- Filmat do të shfaqen në dy forma, festivali fillon sot në Tetovë (VIDEO)