10 persona në pranga për trafikim të emigrantëve, Gjevgjeli-Llojan-Serbi, prej 500 deri në 700 euro për një person (VIDEO)

Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me njësitë tjera organizative të MPB-së, por edhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka zbatuar aksion policor për shkatërrimin e një grupit të organizuar kriminal për trafikim të emigrantëve, njofton http://Portalb.mk.

Grupi kriminal emigrantët i ka trafikuar prej Greqisë, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut në Serbi dhe më tej në vendet e Bashkimit Evropian.

“Hetimi kriminalistik është hapur në dhjetor të vitit 2019-të dhe në këto dhjetëra muaj, aq sa ka zgjatur hetimi, janë trafikuar qindra emigrantë, ndërkaq transferimi për një person ka kushtuar prej 500 deri në 700 euro për një person”, tha zëdhënësi i Policisë, Toni Angellovski.

Sot janë kryer bastisje në dhjetë lokacione në zonat e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë dhe janë arrestuar 10 persona, ndërkaq njëri prej anëtarëve të grupit paraprakisht është në mbajtje të paraburgimit për të njëjtën vepër penale.

Organizatorë të grupit kriminal, siç thonë nga Policia, janë dy persona prej Bogdancit – baba dhe djalë, një person prej Llojanit të Kumanovës dhe një person prej Shkupit.

“Mënyra e transferimit të emigrantëve ka qenë i tillë që personat, bashkëpunëtorë të këtij grupit, prej Greqisë i kanë transferuar nëpërmjet kalimeve ilegale kufitare në Gjevgjeli dhe Dojran dhe atje janë pritur nga anëtarët e grupit kriminal, të cilët me automjete dhe automjete ngarkuese i kanë transferuar deri në rajonin e LikovësKumanovës, ku janë strehuar dhe kanë pritur transferim për në Serbi”, tha Angellovski.

Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz sot deri te Prokuroria kompetente do të dorëzojë padi penale kundër këtyre personave, ndërkaq MPB, edhe në periudhën e ardhshme me masa të përforcuara.

I pyetur nga gazetarë nga gazetarët nëse ky grup është pjesë e ndonjë grupi më të madh ndërkombëtar, Angellovski tha po, pasi që pasi që ka pasur bashkëpunëtorë edhe në Greqi edhe në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button