Zaev: Po bëhen përpjekje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, sot duke komentuar kontestet historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, deklaroi se pala maqedonase dhe bullgare kanë bisedime dhe qëllimi është që vendi të ecë përpara, për çka beson se nga pala maqedonase po bëhen përpjekje maksimale, raporton Portalb.mk.

“Ne kemi bisedime, një pjesë e atyre bisedimeve janë me materiale të shkruara, duhet t’i japësh formulimet me të cilat bisedohet, ndërsa unë nuk do të komentoja. Jemi të përgjegjshëm, duam që vendi të shkojë përpara dhe besoj se i japim përpjekjet dhe përkushtimin maksimal, kemi aspirata pozitive, kujdes, miqësi që të arrijmë marrëveshjet”, deklaroi Zaev.

Ai ka përsëritur se ekziston mundësia që të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, por kjo sipas tij nuk është as në interes të vendit dhe as të Bullgarisë. Zaev tha se i japin mundësi ministrave, këshilltarëve të kabineteve dhe të gjithë personave profesionist që të gjendet zgjidhje.

“Mundet të gjendet zgjidhje. Kur flisni për diçka që është pjesë e çështjeve të pranuara dhe të harmonizuara, siç është historia e përbashkët, atëherë duhet të jeni të mençur dhe të shfrytëzoni atë për miqësi dhe jo për armiqësi dhe ndarje, ky është thelbi. Për këtë jemi të kujdesshëm dhe nuk hyjmë në thelbin e përgjigjes në mënyrë direkte. Duhet t’i jepet shansi proceseve të suksesshme të bisedimeve. Deri më tani kemi arritur, vendi shkon përpara, mund të ndikojmë në vendimin për fillim të negociatave me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Zaev pas mbajtjes së kapacitetit të ri të prodhimtarisë në zonën industriale Qojlije, në Komunën e Petrovecit.

Ndërkohë, pas rreth një viti pauzë, komisioni për zgjidhjen e kontesteve sa i përket çështjes së historisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nesër do të mbaje mbledhje në Shkup në klubin e deputetëve.

Ky takim do të mbahet nesër dhe pasnesër, ku është paraparë të bisedohet për harmonizimin e librave të historisë për nxënësit e klasës së shtatë, për shkak se për këto të fundit kishte mosmarrëveshje mes palëve. Në takimet që kanë pasur më herët, palët kanë arritur pajtueshmëri për disa çështje historike rreth të cilave kanë pasur kontest, por puna e komisionit ka ngecur në diskkutimet rreth figurës së Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button