Në Shqipëri, nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme në çdo ambient
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka njoftuar se nga dita e enjte mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në vende të hapura në gjithë territorin e shtetit, njofton Portalb.
“Nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në çdo mjedis të mbyllur apo të hapur”, ka shkruar Rama.
NGA E ENJTJA MASKA DO TË JETË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, NË ÇDO MJEDIS TË MBYLLUR APO TË HAPUR?
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2020