Anëtarët e ri të Këshillit të Prokurorëve dhanë betimin në Kuvend: Do ta kryejmë punën me nder dhe përgjegjësi

Anëtarët e ri të Këshillit të Prokurorëve Publike, Faik Arsllani, Antonio Jolevski, Kole Shterjev dhe Fidanka Rajevska sot kanë dhënë betimin dhe deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Ata janë betuar se funksionin e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik do ta realizojnë në mënyrë të ndershme, të vetëdijshme dhe përgjegjshme dhe do të respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.

Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve për anëtarë të Komisionit nga radha e prokurorëve publik ka publikuar rezultatet pas kryerjes së zgjedhjeve nga ana e prokurorëve publik në vend, pas shpalljes së publikuar në Gazetën Zyrtare në qershor të këtij viti, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, deklaratën solemne prokurorët e kanë dhënë katër muaj më vonë

Për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publike nga rajoni i Manastirit është zgjedhur Antonio Jolevski, nga Gostivari është zgjedhur Faik Arslani, nga Shkupi Fidanka Rakeva ndërsa, anëtare e të Këshillit të Prokurorëve Publike nga lista e posaçme për gjithë territorin e vendit është zgjedhur Kole Shterliev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button