Meta akuza Ramës: Mori porosi për të hedhur në gjyq Haradinajn

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mori porosi për të hedhur në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton ABC.

Meta tha se Rama u tërhoq disa muaj pas padisë, për të provuar se kishte propozuar ndarjen e Kosovës.

“Dy gjëra të them; E para si mundet në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë thotë se pas disa vjetësh do të kemi një president të përbashkët. Pala tjetër thotë se këta kanë plane. Nuk është rastësi kjo. Kjo do të thotë që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet sepse një ditë do të aneksohet me Shqipërinë.

Çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë e hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës. Pse e bën? Për të krijuar idenë se këta shqiptarë… E hedh në gjyq sepse merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave. Pse u tërhoq nga gjyqi pas disa muajsh, sepse ai tjetri do t’i provonte ai tjetri se kishte propozuar ndarjen e Kosovës”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button