Prezervativi nuk e bën më pak të kënaqshëm dashurinë

Për shqiptarët, të cilët në masë përdorin praktikën e tërheqjes në vend të prezervativit, ka një lajm të mirë. Një studim i fundit tregon se, si meshkujt ashtu edhe femrat marrin kënaqësi nga seksi njëlloj pavarësisht nëse përdorin ose jo masa mbrojtëse.

Kërkuesit kanë vrojtuar pyetësorë online për meshkuj dhe femra të moshës 18-59 vjeç dhe kanë zbuluar se ata e konsiderojnë seksin e mbrojtur “po aq nxitës dhe të kënaqshëm” sa edhe seksi i pambrojtur, raporton “Daily Mail”.

Kërkimi ndërkombëtar ka zbuluar gjithashtu se meshkujt nuk kanë problemet ereksioni kur përdorin prezervativë.

Debby Herbenick, nga shkolla e shëndetit publik në Universitetin Indiana, thotë se studimi do të ndihmojë në luftimin e infeksioneve ngjitës, të cilat transmetohen në rastin e seksit të pambrojtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button