Rusi, më shumë kompetenca për Putin

Dhoma e Ulët e Parlamentit Rus (Duma) aprovoi pothuajse me unanimitet një ligj të shumëpërfolur, i cili pritet t’i japë presidentit Putin kompetenca edhe më te gjera. 

Në bazë të ligjit, të kaluar në parlament ditën e enjte, parashikohet që zgjedhjet për guvernatorët e ndryshëm të shteteve që përbëjnë Federatën Ruse të eliminohen.

Sistemi i ri parashikon që të jetë presidenti ai që do të propozojë dhe përzgjedhë se cilët do të administrojnë rajonet e ndryshme.

Putin hoqi të drejtën e votimit për guvernatorë edhe gjatë mandatit të tij të dytë si president (2004-08), por kjo e drejtë u rikthye pas protestave popullore në fillimin e vitit të shkuar.

Në zgjedhjet e fundit për guvernatorët, kandidatët e përkrahur nga partia e Putin u zgjodhën pothuajse në të gjithë rajonet, por zgjedhjet u kritikuan ashpër për manipulime dhe parregullsi të shumta prej vëshguesve dhe organizatave ndërkombëtare.

Federata Ruse, një shtet me 143 milionë banorë, përbëhet në total nga 83 njësi, që kanë organet e tyre lokale, me në krye një guvernator. Midis tyre, 21 prej këtyre njësive janë republika autonome./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button