Flamuri Evropian është keqpërdorur nga Qeveria, vlerësoi Mickoski gjatë takimit me eurokomisionerin Varhhejl

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, i shoqëruar me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski, ka realizuar takim me eurokomisionerin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhejl, raporton Portalb.mk.

“Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe shëndetësore në Republikën e Maqedonisë”, raportojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Raportohet se Mickoski ka theksuar shqetësimet për raportin e Komisionit Evropian për dobësitë dhe keqpërdorimet e mekanizmave dhe institucioneve nga qeveria, miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar në Kuvend, si dhe për ndotjen e ajrit.

“Gjatë takimit kryetari Mickoski ka theksuar se pushteti nuk di të përballet me Kovid-19 dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në nivel shumë të lartë. Gjegjësisht, ai theksoi se në lidhje me pandeminë, nuk po ndërmerret asgjë si në planin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik”, raportojnë nga partia opozitare.

Raportohet se në takim u bisedua edhe për situatën në rajon.

“Mickoski në takim theksoi se opozita edhe në të kaluarën ka raportuar se flamuri Evropian dhe procedurat e shpejta janë keqpërdorur nga shumica në Qeveri dhjetëra herë, si për miratimin e ligjit për marihuanën, si dhe për gjyqësorin”, raportojnë nga partia.

Ndryshe, eurokomisionerin për zgjerim, sot ka zhvilluar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar takime me krerët e lartë shtetëror. Varhejl erdhi në Shkup për t’ua prezantuar krerëve të shtetit raportin e fundit të Komisionin Evropian si dhe planin e propozuar për ekonomi dhe investime, që u prezantuan dje.

Oliver Varhjel, eurokomisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi, pas takimeve  zyrtare në Shkup, ka vazhduar vizitat zyrtare pasdite në Tiranë, duke filluar në Kuvend, për të vazhduar takimet me kryeministrin Edi Rama, kryeopozitarin Lulzim Bashën dhe presidentin Ilir Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button