Angelina Jolie në rolin e Kleopatrës

Regjisori i njohur Ang Lee ka deklaruar se, sipas të gjitha gjasave, do ta pranojë ofertën për ta drejtuar spektaklin historik ‘Cleopatra’ dhe atë meAngelina Jolie, në rolin kryesor.

Regjisori, i cili momentalisht është duke pritur ndarjen e çmimeve Oskar, sepse filmi i tij i fundit ‘Life of Pi’ është nominuar në madje 11 kategori, ka thënë se vetë Angelina e ka ftuar që të marrë pjesë me të në ribërjen e filmit të njohur për mbretëreshën egjiptiane.

Ang Lee, megjithatë, ende nuk e ka lexuar skenarin, por ka vendosur që pranimin e tij ta bëjë në bazë të idesë të filmit të ri, i cili i duket shumë interesant.

Lajme të ngjashme

Back to top button