Delavekuras: Shpresojmë të ketë progres në zgjidhjen e emrit

Pala maqedonase ka propaganda të vazhdueshme negative kundër Greqisë dhe nuk është e orientuar ndaj asaj që ta zgjidh çështjen, por si ta kërcej, por shpresojmë se në takimin e radhës që do të mbahet në Nju Jork në fund të muajit janar do të ekzistojë ndryshim të pozicioneve nga ana e Shkupit, për të parë progres në tryezën negociuese, deklaroi sot zëdhënësi i MPJ-së greke, Grigoris Delavekuras.

“Procesi i zgjidhjes së problemit me emrin në KB nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Evropian dhe me procesin integrues të FYROM-it. Negociatat me Metthew Nimetz janë diçka tjetër, ndërsa aktivitetet e Shetafn Fyles për caktimin e datës janë proces tjetër. Theksi duhet vënë në KB, Greqia nuk është kundër takimeve, por për atë që e propozon Fyle, duhet pasur kuptim, përgatitje të mirë dhe duhet të sjell rezultate”, theksoi Delavekuras.

Ai përmendi Memorandumin për mirëkuptim të cilin e dërgoi shefi i diplomacisë greke, Avramopulos deri te Poposki si nxitje për intensifikimin e bisedimeve dhe negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe theksoi se vendi i tij pret që së shpejti Maqedonia përmes dialogut t’i zgjidh problemet dhe mosmarrëveshjet e brendshme politike./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button