Vuajtja e dashurisë? Të dhemb sa djegia e lëkurës

Një zhgënjim në dashuri, të shkakton një dhimbje shpirtërore, e cila është e barabartë me djegien e lëkurës. Kështu pohon një studim i fundit, i cili ka marrë përsipër të matë sesa është në fakt dhimbja që të shkakton një zhgënjim në jetën sentimentale.

Konkretisht, siç shpjegojnë hulumtuesit e Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara, të vuash për dashurinë, të krijon para së gjithash një dhimbje fizike, e cila është e njëjtë në sasi, me atë që provojmë ndërsa na përvëlohet lëkura dhe bëhet e padurueshme.

Më tej, studimi tregon me detaje, se si kur vuajmë nga zhgënjimet në dashuri, truri vë në lëvizje të njëjtat fusha të tij, që kanë lidhje edhe me dhimbjen fizike dhe truri i njeriut e regjistron atë pikërisht si të tillë, pra një vuajtje që përpunon një dhimbje të vazhdueshme, në shpirt, por që është njësoj sikur dikush të na digjte lëkurën, pra na fal një ndjesi djegieje.

Në veçanti, në studimin në fjalë, i botuar në revistën shkencore “PnasProceedings of National Academy of Sciences”, hulumtuesit kanë analizuar skanimet e trurit ndërsa trupi ynë pëson nxehtësi të madhe, me atë të njerëzve që vuajnë nga braktisja prej partnerëve të tyre. Kështu  u konstatua, se gjurma që lihej në zonën përkatëse të trurit, për të dyja grupimet, ishte e njëjtë

Lajme të ngjashme

Back to top button