Ambasadori francez në largim, Timonier ka një mesazh për Maqedoninë dhe rininë e saj

Ambasadori francez në Shkup të cilit së shpejti i mbaron mandati, Kristian Timonier, në një deklaratë për Portalb.mk thotë se është shumë me rëndësi që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me rrugën e reformave duke ruajtur identitetin e saj, që sa më shpejtë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. 

“Gjatë këtyre katër viteve isha dëshmitar i disa ndryshimeve të mëdha në vend, mes tjerash, ndryshimi i emrit të shteti, anëtarësimi i RMV-së në NATO si dhe mundësia që së shpejti shteti të merr datë bisedimesh me Bashkimin Evropian. Gjitha këto ndryshime u bënë së shpejti, andaj shpresoj që populli i Maqedonisë së Veriut të gjejë rrugën e duhur kundrejt familjes evropiane duke i ruajtur vlerat e tyre, duke e ruajtur identitetin e tyre sepse na nevojiten në Evropë si popull i fuqishëm që do të sjellë ngjyra të reja në konstruksionin evropian. Ne duam që ky vend të zhvillohet dhe të jetë në paqe.” deklaroi Timonier për Portalb.mk.

Ai shtoi se shpreson që Franca të jep kontributin e saj që ky vend të arrijë sukses.

“Kemi prezantuar dhe metodologjinë e re të zgjërimit andaj duhet që populli dhe pushteti të mbetet i mobilizuar që sa më shpejtë të arrihet qëllimi i anëtarësimit. Ju dëshiroj gjithçka të mirë dhe vetëm përpara!” shprehet ai.

LEXO: Timonie: Franca ka disa arsye pse të hamendet për dhënien e datës së bisedimeve BE-RMV (Intervistë)

Ambasadori në largim thotë se rinia asnjëherë nuk duhet të dorëzohet por të jep kontributin e saj.

“Është e vështirë të jepet këshillë për të rinjtë në këto kohëra të vështira. Rinia e din më mirë se unë se çfarë duhet të bëjë. Megjithatë, asnjëherë mos e humbni besimin më shtetin tuaj, asnjëherë mos e humbi besimin në identitetin tuaj. Bota është e madhe por shteti juaj do të jetë gjithnjë atdheu juaj prandaj mundohuni që gjithnjë të jepni kontributin tuaj për këtë vend, kudo që të gjendeni.” deklaroi Timonier.

Ambasadori u takua sot me gazetarët në një takim lamtumirës.

Pritet që Timoniner të jetë diplomat në një nga vendet e rajonit, ndërsa vendin e tij në Shkup të marrë diplomati Ciril Bongartner që ka shërbyer në Bullgari e Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button