VMRO-DPMNE-ja sonte do të zhvillojë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Sonte në orën 18:00 VMRO-DPMNE-ja do të zhvillojë protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrik. Siç informojnë nga kjo parti politike, protesta do të fillojë nga Qendra Sportive “Jane Sandanski”, prej nga pjesëmarrësit me automjete do të shkojnë në Komisionin Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.
Nga kjo parti bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19, duke mbajtur pajisje personale për mbrojtje nga virusi.
Partia mqedonase opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja ka protestuar edhe më herët kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kreu i kësaj partie vazhdimisht ka akuzuar kreun e Komisionit rregullator për energjetikë se është nën ndikimin e LSDM-së.
Ndryshe, protestat për këtë çështje kanë filluar qysh prej muajit gusht nga organizatat joqeveritare dhe sektori civil në disa qytete të vendit, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.
Lexo edhe këtu:
- Protestuesit kundër çmimit të energjisë elektrike në Shkup kërkojnë takim me kryeministrin Zaev (VIDEO):
- RMV, Qeveria do të konsideroje uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike
- U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- RMV, Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimi të rrymës kërkojnë takim me grupet parlamentare
- Tetovë, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, EVN-së iu hodh një thes me para (VIDEO)
- Në Shkup u mbajt protestë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike (PAMJE)
- Qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike