Dy të vdekur e 41 raste të reja me Kovid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se në 24 orët e fundit janë shënuar 41 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur dy pacientë, transmeton Koha.net.

Me këtë, numri i të prekurve me COVID-19 nga fillimi i pandemisë është rritur në 15.855, kurse i të vdekurve në 632.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 73 pacientë nga koronavirusi, duke e çuar numrin në 13.929. Raste aktive janë 1.294.

Të njëjta shifra, më herët i kishte bërë të ditur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes Facebookut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button