Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen është vetë-izoluar
![Ursula von der Leyen](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2019/09/1024px-2018-12-07_Ursula_von_der_Leyen_CDU_Pateitag_in_Hamburg-2547-640x427.jpg?fit=640%2C427&ssl=1)
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social Twitter njoftoi se do të qëndrojë në vetë-izolim deri nesër në mëngjes, pasi kishte marrë pjesë në një takim ku ishte një person, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, njofton Portalb.
“Jam e informuar se në takimin e së martës mori pjesë edhe një person i cili gjatë ditës së djeshme rezultoi pozitiv me COVID-19. Në përputhje me rregullat në fuqi, une do të qëndroj në vetë-izolim deri nesër në mëngjes. Kam rezultuar negative të enjten, ndërkohë sot u testova sërish”, ka shkruan Von der Leyen në Twitter.
I’ve been informed that I participated in a meeting last Tuesday attended by a person who yesterday tested positive for COVID-19. In accordance with regulations in force, I’m therefore self-isolating until tomorrow morning. I’ve tested negative on Thursday & am tested again today
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 5, 2020
Tre ditë më parë, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe gruaja e tij Melania rezultuan pozitiv në testin për Kovid-19.