Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen është vetë-izoluar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social Twitter njoftoi se do të qëndrojë në vetë-izolim deri nesër në mëngjes, pasi kishte marrë pjesë në një takim ku ishte një person, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, njofton Portalb.

“Jam e informuar se në takimin e së martës mori pjesë edhe një person i cili gjatë ditës së djeshme rezultoi pozitiv me COVID-19. Në përputhje me rregullat në fuqi, une do të qëndroj në vetë-izolim deri nesër në mëngjes. Kam rezultuar negative të enjten, ndërkohë sot u testova sërish”, ka shkruan Von der LeyenTwitter.

Tre ditë më parë, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe gruaja e tij Melania rezultuan pozitiv në testin për Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button