Shkup, linja e re e autobusave u lëshua në përdorim

Ndërmarrja e transportit publik në Shkup ka vendosur linjë e re e autobusit me numër 33 nga Lisiçja e Poshtme deri te “Dom na peçat”.

Në promovim do të marrin pjesë kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe të Aerodromit, Koce Trajanovski  dhe Ivica Konevski.

Linja e re e autobusit vendoset me kërkesë të qytetarëve. Traseja e lëvizjes është nga Lisiçja e Poshtme, Lisiçja e Epërme, lagjja Lisiçe, Qendra transportuese, Jugodrvo, sheshi “Maqedonia” dhe “Dom na peçat”.

Në drejtim të kundërt, do të qarkullojë në të njëjtën rrugë. NPT “Shkup” paradokohe vendosi edhe dy linja të reja autobusësh – 163 prej fshatit Draçevë deri te Komuna e Ilindenit dhe 18a nga Qendra transportuese deri në fshatin Vizbeg

Lajme të ngjashme

Back to top button