Fule: Ne Shkup bisedova hapur me Gruevskin dhe Cervenkoskin

Pas vizites se tij ne Shkup, euro-komisari per zgjerim Stefan Fule në faqen e tij në Twitter ka komentuar vizitën duke shkruar se : “E vizitova sot Shkupin dhe kisha biseda të hapura dhe të sinqerta me partnerët rreth përgatitjeve të raportit të pranverës”.

Ai pa paralajmërim dje kishte arritur në Shkup për të zhvilluar takime me kryeministrin Gruevski, presidentin Ivanov dhe me liderin e LSDM-së, Crvenkovski.

Eurokomisari ka kërkuar zgjidhje për tejkalimin e situatës politike në vend, kurse jozyrtarisht mësohet se ai ka këkruar që të vazhdojnë takimet e liderëve.

Pritet qe sot të ketë paraqitje të tij para Këshillit të Evropës në Strazburg./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button