Koreja e Veriut përgatit testin e tretë bërthamor

Nga Koreja e Veriut thonë se do të kryejnë testim të tretë bërthamore dhe do të lëshojë raketa të tjera si përgjigje të shtrëngimit të sanksioneve nga Kombet e Bashkuara.
 
Agjencia qendrore koreanoveriore e lajmeve tha se promat kanë si objektiv armikun e saj kryesor, Shtetet e Bashkuara. Lajmi, i cili citoi një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes nuk bëri të ditur ndonjë kohë të caktuar për kryerjen e provave.
 
Këto kërcënime vinë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi njëzëri lëshimin në muajin dhjetor të një rakete nga Koreja e Veriut në shkelje të sanksioneve ekzeistuese të Kombeve të Bashkuara që e ndalojnë Fenianin të zhvillojë teknologji raketash dhe teknologji bërthamore.
 
Nëse kërcënimi i fundit vihet në zbatim, kjo do të jetë hera e tretë që Koreja e Veriut ndërmerr një provë bërthamore pasi Kombet e Bashkuara kanë dënuar lëshimin prej saj të raketave me rreze të gjatë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button