Zbogar: Në shkurt marrëveshje të reja Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar pret që në muajin shkurt të arrihen marrëveshje të tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i dialogut që janë duke u zhvilluar në Bruksel kryeministrat e dy vendeve.

Zbogar ka vizituar sot pikën kufitare në Merdar dhe është ndarë i kënaqur me funksionimin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

“Kam kaluar këtu para një viti dhe kam parë shumë tollovi, kurse tash e pash që kjo po shkon mirë dhe jam shumë i lumtur që Menaxhimi i Integruar i Kufirit është duke funksionuar tash për tash”, ka thënë Zbogar, njofton KTV.

Sipas tij, puna profesionale që është treguar nga Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë ka sjellë komunikim dhe nga ky komunikim po shkurtohen procedurat e pritjes. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button