Vitin e kaluar, RTM ka pas 232 gazetarë ose 29% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në servisin publik

Radio-Televizioni i Maqedonisë (RTM) në fund të vitit të kaluar ka pas gjithsej 814 të punonjës, nga të cilët 768 në marrëdhënie të rregullt pune, ndërsa 46 kanë pas angazhim me honorar. Nga numri i përgjithshëm i të punonjësve në servisin publik, ka pas 232 gazetarë, kurse redaktorë të programeve radiotelevizive kanë qenë madje 80. Gazetarët kanë përbërë 29% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në RTM, thuhet në analizën “Struktura e punonjësve në industrinë audio dhe audiovizuele në vitin 2019“ e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV), raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Vitin e kaluar, numri i punonjësve në RTM u zvogëlua me 43 persona, kurse numri i punonjësve vazhdon të ulet edhe këtë vit. Ajo që mund të vërehet nga analiza e ASHMAV është se pjesa më e madhe e gazetarëve dhe stafit realizues (regjisorë, kameramanë, montazhues etj.) janë të angazhuar me kontrata për honorare. Nga gjithsej 46 të angazhuar me honorar, RTM vitin e kaluar ka pas 18 gazetarë dhe 27 persona të punonjës profesionalisht si staf realizues. Përndryshe, 72% e gazetarëve të punësuar në RTM kanë qenë me arsim të lartë, ndërsa 24% kanë qenë me arsim të mesëm.

Menaxhmenti i RTM-së pranverën e kaluar përgatiti Rregullore të re për sistematizim të vendeve të punës, ndërsa sistematizimi u aprovua në fillim të qershorit nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës Publike (MISA). Me sistematizimin e ri  numri i  punonjësve në RTM duhet të rritet nga 764 në gjithsej 1.224 persona. Nga ana tjetër, në realitet këtë vit numri i të punonjësve në shërbimin publik ka vazhduar të ulet, kështu që në gjashtë muajt e parë të këtij viti RTM ka pas 16 punonjës më pak se në fund të vitit 2019.

Menaxhmenti i RTM-së përgatiti edhe Plan për punësimin dhe ri sistematizimin e punonjësve, i cili duhej të aprovohej nga MISA. Miratimi i këtij plani, si dhe shuma e fondeve që RTM do të marrë në dispozicion nga buxheti i shtetit, janë kushte të rëndësishme për të mundësuar punësimin e stafit të ri profesional në servisin publik. “Meta.mk” parashtroi pyetje në MISA në lidhje me buxhetin që Qeveria e RSM planifikon të ndajë për RTM vitin e ardhshëm, si dhe nëse e kanë aprovuar Planin e sapo zhvilluar për punësim dhe ri sistematizim të punonjësve.

Përkundër faktit se pyetjet u dërguan me shkrim në dy raste në Ministri brenda një jave e gjysmë, deri më sot nuk kemi marrë përgjigje. Përndryshe, RTM vitet e fundit po përballet me një ulje të të ardhurave totale dhe së bashku me financat, po zvogëlohet edhe numri i punonjësve, të cilët nuk zëvendësohen nga profesionistë të rinj.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button