Kërcënon Beogradi: Nëse shkon EULEX-i, nuk vlen asnjë Marrëveshje!

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se asnjë marrëveshje nuk vlen nëse nuk ka rol ekzekutiv të EULEX-it.

Vulin, duke reaguar në miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për EULEX-in ka thënë se EULEX në Kosovë nuk ka shkuar me dëshirë të Kosovës por me dëshirë të Këshilit të Sigurimit të KB –së e të Republikës së Serbisë dhe nga atje mund të largohet vetëm me këto dëshira.

“Dua t’ua tërheqë vërejtjen përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë. Por edhe bashkësisë ndërkombëtare se jemi shumë seriozë në qëndrimin tonë se asnjë marrëveshje nuk vlen nëse nuk ka rol ekzekutiv të EULEX-it. Lëkunda dhe shkuarja e EULEX_it për ne do të thoshte se marrëveshjet janë zero deh se ato nuk mund të zbatohen”, citon B92 të ketë thënë Aleksandar Vulin.

Ai ka shtuar se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për këtë arsye EULEX-i duhet të ekzistojë. Duke marrë pjesë në një festë kishtare në Prizren, Vulin ka thënë se atje ku ka kishë serbe ka edhe popull serb.

Nga ana tjetër Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për largimin EULEX -it e ka quajtur absurde këshilltari kryetarit serb Marko Gjuriq./koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button