U shpallën pjesëmarrësit e shpërblyer nga Konkursi Ndërkombëtar të stripave “Veles 2020”

Strip qendra Maqedonisë – Veles shpalli stripat e shpërblyer nga konkursi tradicional, 18 radhazi ndërkombëtar Veles 2020, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Është arritur edhe sasi edhe cilësi, skena e stripave në Maqedoni ka perspektivë solide kadroviket, por nevojitet mbështetja financiare për aktivitete të mëtejshme si shkolla për stripa, botime, ekspozita, festivale, shkëmbime ndërkombëtare, etj.”, thonë nga Strip qendra.

Me shpërblim monetar të siguruar nga Komuna e Velesit, vendin e parë Stripi i Artë e fituan: Marko Stojanoviq, Milorad Vicanoviq, Maza dhe Aljoshaa Tomiq.

Vendin e dytë e ndajnë Dejan Bogojeviq nga Valjeva (skenari), Ana dhe Sara Zhivkoviq nga Beogradi (vizatim dhe ngjyra) për strupin “Sulmi”, si dhe Daniel Danil nga Rumania për stripin “Clocociov”.

Katerina Teri Nikolova (vizatim) dhe Aleksandar Stevanov për stripin “Historia për ariun pa ngjyrë” e fituan vendin e tretë, të cilin e fitoi edhe Ismet Erdiq nga Bosnja dhe Hercegovina për komiken “Huqja”.

Çmimi për stripin më të mirë nga Maqedonia i takoi Gjorgi Antevskit nga Kumanova për strupin “Katarsa”, ndërsa për stripin më të mirë debutues Jovana Angelkovska nga Brvenica për komiken “Vdiqa në perëndim të diellit”.

Autori më i mirë deri në 14 vjeç është Marija Arsova nga Velesi me stripin “Parandalimi i Kovid 16”, dhe autori më i mirë deri në 18 vjeç është Tamara Mishovska, nga Shkupi për stripin “Shegat”.

Tode Bllazhevski, Shkup me stripin “Politikanthi” është pjesëmarrësi më i vjetër në konkurs, dhe më i riu, gjashtë vjeçja Jana Stojanoviq nga Leskovci. Pjesëmarrësi më i ri nga vendi ynë është Vasilisa Radeva nga Shkupi me moshë 7 vjeç.

Në konkurs skenarin më të mirë e kishte Predrag Guriq për stripin “Italiani i fundit”, kurse Ana Trifunoviç kishte shprehjen më të mirë artistike me stripin “Imtësirat”. Ndërkohë, vizatimi më i mirë shkoi për Osman Hajdareviç nga BeH për komiken “4 gjuajtje për Sem Karson”.

Marija Jakaj nga Shqipëria dhe Svetlin Trendafilov nga Bullgaria morën një çmim speciale nga organizatori.

Fituesit e çmimeve për bashkëpunim janë Shkolla e stripit Leskovc nga Serbia, Fantast – Art studio e Emilija dhe Stojçe Tocinovski nga Shkupi, si dhe profesori Shpend Bengu nga Shqipëria.

Siç thonë nga Strip qendra e Maqedonisë, numri i stripave të paraqitur nga jashtë ka rënë, përveç nga vendet e Ballkanit. Më së shumti ka pas pjesëmarrës nga Shqipëria. Nga gjithsej 176 autorë të regjistruar, 106 ishin nga vendi ynë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button