RMV, ambasadorët e rinj evropian: Jini aktiv dhe ambiciozë, mos heshtni por veproni, nuk ka sukses pa sakrifica

Portalb ka intervistuar ambasadorët e rinj evropianë të Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët më saktë kanë filluar me detyrën e tyre prej më 1 shtator të këtij viti. Ata në intervistë theksuan se do të jenë zëri i të rinjve duke u përpjekur maksimalisht që të arrijnë qëllimet e tyre dhe të të gjithë të rinjve të RMV-së. Dje u publikua intervista e realizuar me dy prej tyre. Ndërkaq sot do publikohet pjesa tjetër e realizuar me Aleksandar Karatosho, Izabela Jakimova dhe Ana Kjupeva.

Aleksandar Karatosho

Çfarë nënkupton për ju kjo detyrë si Ambasador i Ri Evropian?

Aleksandar Karatosho: Së pari, e konsideroj një nder dhe privilegj të madh të jem një nga ambasadorët e parë të rinj evropianë nga Ballkani, i zgjedhur me mbështetjen e ndërsjellë të të rinjve dhe jurisë. Në mandatin tim të detyrës do të përpiqem të prezantoj të rinjtë në Bashkimin Evropian, proceset dhe institucionet e saj si dhe të bëhem zëri i tyre në BE. Qëllimi im është që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth kulturës evropiane dhe të motivohen të luajnë një rol aktiv në pranimin tonë në Bashkim.

Izabela Jakimova: Për mua, pozicioni do të thotë një mundësi për të vepruar dhe motivuar të rinjtë që të përdorin potencialet dhe talentet e tyre.

Ana Kjupeva: Pozicioni i një ambasadori të ri Evropian për mua është një mundësi për t’u lidhur me të rinj të tjerë entuziastë, të etur për të ndryshuar pabarazitë në shoqërinë tonë. Përveç kësaj, është një sfidë për veten time dhe për zhvillimin tim të mëtejshëm personal.

Izabela Jakimova

Çfarë keni arritur të bëni prej momentin që keni qenë në këtë pozicion dhe çfarë pretendoni të bëni në të ardhmen?

Aleksandar Karatosho: Duke qenë se programi sapo ka filluar në shtator, ne ende nuk kemi punuar në aktivitete specifike, por pas njoftimit të udhëheqësve të programit dhe Delegacionit të BE-së në Shkup priten projekte të mëdha ku do të promovohen vlerat evropiane te moshatarët tanë nga rajoni. Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të udhëtimit të gjitha aktivitetet do të mbahen online, por më pas janë planifikuar takime të shumta me ambasadorë nga vendet e tjera dhe vizita në institucionet kryesore evropiane.

Izabela Jakimova: Së bashku me kolegen time (e cili nuk është pjesë e ambasadorëve), tashmë jemi në proces të botimit të iniciativës sonë, dmth do të bëjmë premierën e një video me titull Stereotipet Gjinore si pjesë e luftës kundër tyre. Në video merr pjesë edhe ambasadorja Ana Kjupeva.

Ana Kjupeva: Ne jemi vetëm duke filluar, por në 3 vitet e ardhshme jini gati për ndryshime, të cilat unë besoj se të gjithë të rinjtë do të dëshironin t’i shihnin.

Ana Kjupeva

A mendoni të bëni bashkëpunime me Ambasadorë të Rinj të shteteve tjera?

Aleksandar Karatosho: Sigurisht! Unë gjithmonë jam udhëhequr nga fakti që së bashku ne jemi më të fortë dhe kjo është arsyeja pse unë besoj se bashkëpunimi është thelbësor për rrugën drejt BE-së dhe evropianizimit të shoqërisë.

Izabela Jakimova: Po do të doja sepse mendoj se në këtë mënyrë qëllimet dhe idetë tona do të përhapen.

Ana Kjupeva: Po. Unë besoj se bashkëpunimi me të rinj nga vende të ndryshme është gjithashtu çelësi për të mobilizuar më shumë të rinj dhe për të krijuar një botë të barabartë me shumë ndryshime.

Çfarë mesazhi inspirues do ju kishi dhënë të rinjve?

Aleksandar Karatosho: Jini aktivë dhe ambiciozë, gjithmonë duke luftuar për të drejtat tuaja dhe të etur për ndryshime pozitive në shoqëri.

Izabela Jakimova: Të mos heshtin por të veprojnë.

Ana Kjupeva: Nëse jo rinia, atëherë kush? Nëse preken nga një problem shoqëror, ata duhet të përfshihen aktivisht në luftën për zgjidhjen e tyre. Nuk ka sukses pa sakrifica dhe nuk ka sakrifica pa guxim dhe punë të palodhur. Sfidoni veten dhe jini ambicioz, çdo vend ka nevojë për të rinj entuziastë!

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë është një rrjet krijues i ndryshuesve të rinj të ardhshëm të lojërave  nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi) dhe Bashkimi Evropian (BE). Ambasadorët e Rinj Evropian janë të hapur për të shkëmbyer ide dhe për të frymëzuar ndryshime brenda komuniteteve të tyre, brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe në të gjithë BE-në. Ata do të përfshihen në aktivitete të tilla si platforma mësimore në internet, ngjarje virtuale, konferenca dhe ngjarje kulturore.  Ata do të marrin pjesë në udhëtime studimore në të gjithë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor dhe do të përfshihen në të gjitha llojet e projekteve krijuese dhe vepruese shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button