Një gjumë i mirë mund të shpëtojë martesën

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se një gjumë i mirë mund të ndikojë në marrëdhënien tonë duke na bërë më pak egoist. Nëse nuk arrijmë të flenë sa duhet atëherë partnerët nuk shkojnë mirë me njëritjetrin dhe nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur partnerit.
Kërkuesit nga Universiteti i Berkley-t kanë marrë në studim 60 çifte të moshës 18-60 vjeç. Ata mbajtën një ditar ku shënoni orët e gjumit që flinin çdo natë.
Gjithashtu çifteve iu kërkua që si pjesë e eksperimentit të merrnin pjesë edhe në zgjidhjen e disa çështjeve apo detyrave. Sipas rezultatit të studimit ata që kishin fjetur më shumë gjumë ishin më bashkëpunues në zgjidhjen e detyrave dhe inkurajonin njëri tjetrin.
Amie Gordon, psikologe në po të njëtin fakultet u shpreh: “Mungesa e gjumit na bën më shumë egoist dhe më pak bashkëpunues dhe kjo çon një marrëdhënie konfliktuale në çift”. Ky përfundim e bën gjumin si çelësin e suksesit të marrëdhënieve në çift.
Por përveç anëve positive në martesë të gjithë e dimë se një gjumë i mirë bën mirë edhe për shëndetin. Sipas ekspertëve të rriturit duan 5 orë gjumë pa ndërprerje në mënyrë që të arrijnë të përqëndrohen.
Por një pjesë e mirë e njerzve vuajnë nga pagjumësia ndaj sigurohuni që së bashku me partnerin të keni një gjumë të mirë, pasi nëse ai vuan nga pagjumësia atëherë martsesa juaj mund të jetë në rrezik.

Lajme të ngjashme

Back to top button