Ajri i Shkupit e Tetovës më i ndoturi në Evropë, mos dilni pa nevojë!

Shkupi e Tetova ndër qytetet më të ndotura të Evropës, kështu flet hulumtimi londinez, transmeton ‘Gardian’. 

‘Pikë të kaltër’ që do të thotë koncentrim të RM10 prej 75 deri 100 mikro-gram në metër kub të ndotshmërisë nga qytetet më të mëdha në kontinentin evropian kanë vetëm Shkupi dhe Tetova të Maqedonisë.

Ndotja e ambientit në Maqedoni po ndikon që sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, të kryesojnë në rangimin e 10 sëmundjeve më të shpeshta të popullatës në vend.

Sedat Lumani, mjek i përgjithshëm nga Shkupi, rekomandon që personat e moshuar, fëmijët dhe ata me sëmundje kardiovaskulare të mos dalin pa nevojë nga shtëpia.

‘Pra përveç temperaturave të ndryshme që janë labile, që nuk janë adekuate për sezonin ndotja e ajrit është një ndër faktorët kryesor që dëmton shëndetin e njeriut në vendin tonë. Te ata njerëz vështirësohet ose keqësohet shumë situate në këtë stinë, prandaj ajo që duhet të kemi parasysh është se sa më pak të kemi kontakt me ajrin e ndotur, sepse ajri tash në dimër sidomos në Shkup, ndotet prej ngrohjeve të ndryshme, prej makinave aq më tepër edhe disa materie toksike të disa fabrikave që e ndotin ajrin, që nuk posedojnë kriteret botërore të mbrohen’ tha Lumani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkt me ndotjen e ajrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button