Thaçi i dëshpëruar me indiferencën e shqiptarëve të Luginës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës dhe bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Ai shprehet i zhgënjyer me mosveprimet e shqiptarëve të atjeshëm për mbrojtjen e monumentit dhe po aq i indinjuar tregohet edhe me veprimet e dhunshme ndaj varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë.

“Unë e kuptoj frustrimin dhe indinjatën që ka shkaktuar Serbia duke hequr monumentin në Presheve. Ai akt i Serbisë ka qenë i shëmtuar, i turpshëm dhe qyqarë. Mirëpo, fatkeqësisht të turpshme dhe qyqare janë edhe aktet vandale të shkatërrimit të varrezave të serbëve dhe përmendoreve që jo domosdoshmërisht janë pjesë e trashëgimisë serbe, sikur ajo që u rrënua në Viti. Këto veprime janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me traditën dhe kulturën tonë shqiptare. Si të tilla duhet të ndërpriten menjëherë dhe Qeveria duhet të ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për mbrojtjen e tyre”, ka deklaruar Thaçi, në një intervistë për Express.

Sipas tij, veprimet e fundit të Kryeministrit serb në Preshevë janë pjesë e strategjisë së Beogradit për shkëmbim territoresh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button