Ibrahimoviç “luftë” Covid-19: Pati kurajon të më sfidojë, ide e keqe

Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç rezultoi pozitiv me Covid-19 gjatë testeve të kryera ditën e sotme.

Por për 39-vjeçarin suedez kjo nuk përbën asnjë problem, madje “sfidon” edhe virusin.

Në një mesazh të tijin në rrjetet sociale, Ibrahimoviç shkruan: “Kam rezultuar negative dje dhe pozitiv sot me Covid-19. Asnjë sintomë. Covid ka patur guximin të më sfidojë. Ide e keqe”, përcjell Ora News.

Njoftimi zyrtar i AC Milan:

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv pas tamponëve të kryer për ndeshjen Milan-Bodo/Glimt. Janë informuar autoritetet shëndetësore dhe futbollisti është karantinuar. Të gjithë tamponët e tjerë të kryer në skuadër kanë dale negativë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button