(Foto) ‘Liqenet’ e Strugës shtohen kur bie shi!!!

Qyteti i Strugës edhe përpos faktit që njihet si një qytet turistik në këto ditë dimri nuk të jep aspak atë përshtypje.

Edhe pse të reshurat e shiut nuk kanë qënë në një nivel aq të lartë, përsëri rrugët e qytetit janë të stërmbushura me uj duke formuar “liqene” në mes të rrugëve të cilët pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Struganët të cilët vazhdimisht janë ankuar në lidhje me problemet e urbanistikës shprehen shumë të revoltuar për situatën e krijuar, duke fajsuar për këtë organet përgjegjëse komunale të qytetit.

“Unë nuk e di pse ekziston komuna, pse paguajmë taksa, pse votojmë. Si është e mundur që të lejohet kjo, nuk kam mundësi të hy në shtëpinë time nga këto këneta që janë krijuar”, thotë znj.Haxhere B.

“Turp i gjallë, njeriu mundet mos ketë përgjegjsi institucionale por të mos ketë përgjegjsi morale kjo është skandaloze. Ranë ca pika shi dhe tash skemi ku ta vëmë këmbën nga uji i cili është mbledhur nëpër rrugë, shikojeni si është bërë, nuk e di çfarë qyteti është ky dhe pse quhet qytet”, shprehet Xhemal L. nga Struga.

“I shkatrruam edhe makinat, gropat i ka mbuluar uji dhe tash nuk duken fare, më duket gjithçka e kotë jemi lodhur edhe duke reaguar. Sinqerisht më vjen turp nga kjo situatë, nuk e di me çka do të krenohen këto politikanët tonë neser, nuk kanë bërë asgjë prej gjëje për qytetarët. Turpi madh rrugët, po rruga është gjëja më e rëndësishme si guxojnë ti lënë të katandisen kështu dhe pastaj pak shi bie dhe këtu bëhet lloç” thotë Nagip H.

Ashtu siç mund të shihni edhe në fotot e publikuara, mungesa e funksionimit të mire të kanalizimit dhe gjendja e keqe e infrastrukturës rrugore janë faktorët kryesorë të kësaj situate. Edhe pse ky problem është evident në çdo periudhë kur ka të reshura, nga organet përkatëse nuk janë marrë masa për tejkallimin e problemit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button