Dështon “riparimi” i rrugës së shkatërruar në Çair (FOTO)

Pasi që Portalb reagoi për rrugën e shkatërruar në Çair, gropat e saja u mbuluan por nuk janë  asfaltuar. Dje dhe sot ka pasur reshje të shiut dhe gropat e mbushura me zall janë shpaluar përsëri, dhe siç thonë banorët e lagjes ata e kanë ditur dhe pritur këtë.

“E kam ditur se pas shiut do të rihapen gropat, sepse kanalizimi është mbyllur dhe uji i cili rrjedh nuk ka ku të shkon pos të rrjedh nëpër rrugë”, tha një banor i lagjes.


Banorët e lagjes mësojnë se rruga nuk do të riparohet deri sa të rregullohet kanalizimi, të cilin muaj më parë aksidentalisht e kanë rrënuar. Ata thonë se kanalizimin e kanë mbuluar me dhe, dhe për atë as nuk guxojnë të ndërtojnë asfaltim të ri sepse do të duhet përsëri të prishet, e as gropat e mbuluara me zall nuk qëndrojnë gjatë për shkak mos ekzistimit të kanalizimit.

“Shpresojmë që kjo të rregullohet sa më shpejtë, sepse këtu as nuk mund të ndërtohet asfaltim i ri e as të riparohet ky që është, sepse së pari duhet të ndërtohet kanalizimi”, tha një banor tjetër.

“Kur punonin në këtë rrugë, punëtorët kanalin e hapur në vend se ta rregullojnë , e kanë mbuluar me dhe,  e tash ajo nuk funksionon”, shtoi ai.

Shpresojmë që edhe ky problem banorëve të kësaj lagje të zhduket dhe kjo rrugë të rregullohet, sikur që ndodhi me rrugën e riparuar në një rrugë e cila është në ingerencat e Komunës së Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button