PRIFEST shpalosi programin e filmave për edicionin e 12-të online
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, PriFest ka vendosur të sjellë kinemanë në shtëpinë tuaj përmes edicionit të sivjetshëm online, në pamundësi ta mbajë atë si çdo vit tjetër në Prishtinë, transmeton KlanKosova.
Edicioni do të mbahet nga 19-25 tetor dhe do të hapet me filmin “Exile” në regji të Visar Morinës.
Filmat që do shfaqen këtë vit do të shfaqen ekskluzivisht për shikuesit që ndodhen në shtetin e Kosovës dhe në pamundësi të prezencës fizike të mysafirëve të shumtë ndërkombëtarë si çdo vit, si dhe anëtarëve të jurive, ky edicion nuk do jetë garues.
Këtë vit, PriFest ka filluar bashkëpunim me EFA-European Film Academy, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi do të sjellin 6 filma të shkurtë.
Filmat e metrazhit të gjatë:
Tel Aviv on Fire / Regjisor: Sameh Zoabi 100 min
Rounds / Regjisor : Stephan Komandarev 106 min
Exile Regjisor: Visar Morina 121 min
Cirku Fluturues / Regjisor: Fatos Berisha (115 min) Viti: 2019 (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore)
The Happiness Effect / Regjisor: Borjan Zafirovski 90 min
Grandfather and Grandson Regjisor: Ilija Piperkoski 108 min
Breast Regjisor: Marija Peroviq 100 min
Omar and US Regjisor: Maryna Er Gorbach & Mehmet Bahadir Er 104 min
Son Regjisor: Ines Tanoviq 106 min
Toprak Regjisor: Sevgi Hirschhäuser 106 min
Qielli i trazuar Regjisor: Anton Nrecaj 96 min
Yjet e së ardhmes Regjisor: Edmond Topi 90 min
Open Door Regjisor: Florenc Papas 78 min
Filmat nga bashkëpunimi me European Film Academy:
Black Sheep Regjisor: Ed Perkins 27 min
Oslo Regjisor: Shady Srour 16 min
Patison Avenue Regjisor: Thanasis Neofotistos 12 min
Reconstruction Regjisor: Jiri Havlíçek 15 min
The Christmas Gift Regjisor: Bogdan Mureshanu 23 min
The Tent Regjisor: Rebecca Figenschau 17 min
Filmat e metrazhit të mesëm:
Windowless Regjisor: Samuel Flückiger 27 min
Ricochets Regjisor: Jakub Radej 30 min
The Mentor Regjisor: Szonja Szabo 30 min
Happless Hans Regjisor: Rena Dumont 30 min
Raheel Regjisor: Ayat Asadirahbar 30 min
The Other Regjisor: Saman Hosseinpuor and Ako Zandkarimi 25 min
Daughter of the Tide 30 min
Homesick Regjisor: Julien Viala 27 min
Filmat dokumentarë:
Century of Smoke Regjisor: Nicolas Graux 90 min
Displaced – Small Act of Survival Regjisor: Andrés Ribagorda, Anthony Barlos, Charlotte Burck
29 min
Sockeye Salmon – Red Fish Regjisor: Dmitriy Shpilenok 52 min
Bektachis Regjisor: Manuel Poutte 66 min
Be Natural : The Untold Story Of Alice Guy-Blaché 103 min
That Click Regjisor: Luca Severi 90 minuta
Filmat me tematikë LGBTI:
No Hard Feelings Regjisor: Faraz Shariat 92 min
The Lawyer Regjisor: Romas Zabarauskas 97 min
Welcome to Chechnya Regjisor: David France 107 min
Për të ndjekur filmat online duhet të regjistroheni në platformën online përmes një linku, i cili do publikohet një javë para festivalit në webfaqen e PriFest www.prifest.org.