(Video) Reali dhe Dortmundi vazhdojnë garën në CHL

Real Madrid dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. Gjiganti spanjoll ia doli që ta eliminoi Manchester Unitedin në Old Trafford, ku e mposhti në ndeshjen kthyese me rezultat 1:2. Kurse, gjermanët pa probleme e eliminuan Shakhtar Donetskun, duke e mposht bindshëm, 3:0.

Real Madrid dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në të tetën e finales ia dolën t’i eliminojnë kundërshtarët e tyre, Manchester Unitedin, respektivisht Shakhtar Donetskun.

Manchester United nuk i ka mjaftuar barazimi prej 1:1 nga ndeshja e parë, pasi të martën mbrëma u mposht në takimin kthyes në Old Trafford nga gjiganti spanjoll me rezultat 1:2, me ç’rast anglezët i thanë lamtumirë garës më prestigjioze evropiane.

Real Madridi dominoi gjatë pjesës së parë në posedim të topit, por vendasit u treguan më të rrezikshëm, sidomos në minutën e 21-të, kur Nemanja Vidiç gjuajti me kokë, por topi qëlloi shtyllën.

Pjesa e dytë pati rrjedhojë krejtësisht tjetër. Fillimisht, në minutën e 48-të ekipi i Sir Alex Fergusonit kaloi në epërsi prej 1:0 me autogolin që e shënoi Sergio Ramos.

Mirëpo, Manchester United e pësoi një goditje të rëndë në minutën e 57-të, kur gjyqtari kryesor e morri një vendim të dyshimtë, duke e përjashtuar nga loja portugezin, Nani, pas një dueli ajror që e pati me Arbeloan.

Ky vendim ia lehtësoi punën ekipit të Jose Morinhos, i cili ia doli ta përmbys disavntazhin, dhe ta fitoi ndeshjen me rezultat 1:2, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Së pari Luka Modriç me një gol të bukur që e shënoi në minutën e 66-të i barazoi shifrat në 1:1, derisa tre minuta më vonë Cristiano Ronaldo e shënoi golin e fitores, me të cilin edhe e eliminoi ish skuadrën.

Kurse, Borussia Dortmund pa problem e ka eliminuar Shakhtarin e Donetskun, të cilin e ka mposht me rezultat 3:0, pas barazimit 2:2 nga ndeshja e parë. Golat për skuadrën në formë gjermane i shënuan Santana në minutën e 31-të, Gotze në minutën e 37-të dhe Blaszczykowski në minutën e 59.

Liga e Kampionëve

1/8 e finales

Man Utd – Real Madrid 1:2 (2:3)

Borussia D. – Shakhtar D. 3:0 (5:2)

Lajme të ngjashme

Back to top button