Maqedonasit me kundër-protestë të shtunën

Sot në Facebook është paraqitur një thirrje për qytetarët të cilët janë kundër ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi të dalin të shtunën në ora 14 në protesta të qeta.

Si që transmeton portali Plusinfo, thirrja është drejtuar deri te fëmijë të mitur maqedonas si kundërpërgjigje e protestës së të premtes e cila organizohet nga shqiptarët kundër rrahjes së shqiptarëve në Shkup.

Protestuesit do të mblidhen para Kishës Ortodokse dhe do të marshojnë drejt qeverisë.

Maqedonasit dhe shqiptarët protestojnë për dy gjëra të ndryshme. Të parët kundër emërimit të Talat Xhaferit si ministër i mbrojtes. Të dytët kundër brutalitetit dhe rrahjeve të shqiptarëve nëpër rrugët e Shkupit.

Protesta e fundit e shqiptarëve kaloi në atmosferë tensionuese, me përleshje me policinë dhe dëme material, ndërsa ajo e maqedonasve përfundoi me rrahjen e shqiptarëve të pafajshëm në sheshin e Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button