Demaçi: Amerika ta trajtojë Serbinë si gjakatar, që i bëri 4 luftëra

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi ka thënë se Amerika po gabon rëndë me Serbinë duke e trajtuar atë si një vend evropian.

Ndërsa duke folur për dialogun në Bruksel, ka thënë se i dhimbset Thaçi që detyrohet të bisedojë me Serbinë.“E falënderojmë Amerikën për atë që ka bërë për Kosovën, mirëpo Serbia duhet të trajtohet si një shtet gjakatar nga ana e tyre, si një shteti qe i bëri katër luftëra” tha Demaçi, duke shtuar se Serbia duhet të trajtohet si fajtor dhe jo Kosova, transmeton infoGLOBI.

Ai tha se një shtet që nuk merr vesh nga demokracia nuk duhet të trajtohet ashtu siç po e trajton Amerika Serbinë.

“Thua se ne e kemi sulmuar Serbinë dhe jo Serbia Kosovën”, u shpreh ai.

Demaçi ndër tjerash tha se Evropa po mundohet ta detyrojë Kosovën të bisedojë me Serbinë.

“Një padrejtësi e madhe i është bërë Kosovës lidhur me këto bisedime, se nuk duhet t’ia nisim nga bishti i punës, se ndoshta Serbia do ta njoh Kosovën, por kjo punë duhej të fillonte me njohje dhe pastaj me bisedime”, tha Demaçi duke shtuar se “po më dhimbset Thaçi që detyrohet të bisedojë me Serbinë”.

Demaçi foli edhe për deputeten Rada Trajkoviq, duke thënë se “Rada i çon tre gishta dhe thotë Kosova e Metohia, edhe flet gjepura dhe prapë është në Parlament të Kosovës”.

“Evropa po don ta ndihmojë Serbinë, duke na bërë neve padrejtësi”, tha Demaçi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button