RMV, U arrestuan tre qytetarë në Llojan dhe Vaksincë
Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoinë e Veriut raportoi se sot punonjësit policore, me Urdhër të Gjykatës themelore-Kumanovë, kanë kryer bastisje në dy shtëpi të fshatit Llojan dhe Vaksincë, transmeton Portalb.mk.
Policia sqaroi se bastisja është kryer për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale, trafikim me migrantët. Në Vaksincë u arrestua 66 vjeçari Q.A. dhe 27 vjeçarri F.A. Në shtëpinë e të parit u gjetën 10 migrantë nga Bangladeshi.
Në Llojan, u arrestua 53 vjeçari Z.A., pasi në shtëpinë e 48 vjeçarit A.A. u gjetën 18 migrantë, ndër të cilët edhe katër fëmijë.