Bayern Mynih i shënon 8 gola Schalkes në hapje të Bundesligës
Hat trick-u i Serge Gnabry ndihmoi Bayern Mynihun në fitoren e thellë ndaj Schalke 04 me rezultatin 8:0 të premten në ndeshjen e hapjes së sezonit të Bundesligës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bayern Mynih mbylli pjesën e parë me tre golat e Serge Gnabry dhe Leon Goretzka në Allianz Arena.
Robert Lewandowski gjithashtu shënoi një gol nga penaltia në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë golashënues ishin Serge Gnabry (2), Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala, duke vulosur një fitore të thellë për Bayernin.
Ndërkohë, Musiala, 17-vjeç, u bë golashënuesi më i ri i Bayernit ndonjëherë në Bundesligë ndërsa Gnabry shënoi ‘hat-trick’-un e tij të parë në Bundesligë.
Kjo ndeshje u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
– Orari i ndeshjeve:
– E shtunë
Union Berlin – Augsburg
Këln – Hoffenheim
Werder Bremen – Hertha Berlin
Stuttgart – Freiburg
Borussia Dortmund – Monchengladbach
– E diel
RB Leipzig – Mainz 05
Wolfsburg – Bayer Leverkusen