Heidi Klum rrëfen për çmenduritë e saj në shtrat, pas divorcit me Seal (FOTO)

Supermodelja Heidi Klum flet për jetën e saj me të dashurin Martin Kristen, për netët e zjarrta dhe të çmendura mes tyre.

Klum e lidhur me Kristen, pas 7 vjetësh martesë me këngëtarin Seal, tashmë në moshën 39 vjeçare rrëfen për revistën “Marie Claire” se disa njerëz janë më krijues në shtrat, ndërsa disa të tjerë janë më të mërzitshëm.

“Nëse je e egër dhe e çmendur, e lidh më shumë partnerin pas vetes. Është e nevojshme që herë pas here të mbahen më pak rroba se zakonisht, i jep ritëm tjetër lidhjes dhe unë tani po përjetoj një eksperiencë të zjarrtë”, shprehet Klum.

Ajo shton se nuk mendon më të martohet, ndërsa thekson se katër fëmijët e saj tashmë janë përshtatur me divorcin me Seal./Portalb

   

Lajme të ngjashme

Back to top button